Policia e Shkodrës arreston 19 vjeçarin, i gjeti disa fara kanabis…

Shkodër/ Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen fara kanabisi, vihet në pranga poseduesi.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve, është organizuar puna për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

K. T., 19 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar në drejtim të Velipojës, me automjetin tip “ISUZU”.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi farash të bimës cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.