Policia e Kulësit gjen drogë brenda një tullumbaceje, vajza 9-vjeçare po ia çonte babit në burg

Policia e burgjeve në Kukës ka kapur lëndë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit fizik të një vajze 9-vjeçare.
Bëhet e ditur se lënda narkotike i është gjetur vajzës së mitur gjatë kontrollit fizik që bëhet mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës.

Bëhet fjalë për një sasi pluhuri të bardhë rreth 50 gramë, e dyshuar si lëndë narkotike u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit me iniciale G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria