Plori kthehet te barazimi me polemikat për penallti: Kjo ndeshje ishte më ndryshe se barazimet e tjera…

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 sfida mes Dinamos dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore. Mungesa e finalizimit, por dhe gatishmëria e Simonit dhe Zogoviç bënë që ky takim të mbyllej në rrjeta të paprekura. Nga një pikë që nuk i vlen asnjërit prej ekipeve. Në përfundimin e sfidës foli trajneri i Vllaznisë Plori, për mikrofonin e Gol pas Goli.

Cilësia ka të bëj. Kemi raste por nuk shënojmë, duhet të jetë cilësi e lartë. Në këto momente ku ndodhemi nuk ka justifikim. Kemi pasur disa raste flagrante që kur i pashë duhet t’i shënonim.

Është në dorën e VAR rastet, por unë mendoj se është penallti sepse krahu është i hapur.

Mendoj se kjo ndeshje ishte më ndryshe se barazimet e tjera. Luftuam këtë ndeshje dhe kërkuam deri në fund për ta fituar. Kemi pasur disa momente që vetëm pasimi i fundit nuk ka qenë ekzakt dhe ka munguar. Bëhen të gjitha bashkë dhe na penalizojnë të mos fitojmë. Dita e sotme është goditje për ne sepse e kishim sfidën me Dinamon.

Alternativat sot si Djurdjeviç dhe Latifi nuk ishin në fushë dhe nëse të mungojnë atëherë nuk je i plotë. Nuk ankohem, por nëse Aralica ndjehej i lodhur në fund duhet ta zëvendësoja po nuk mundesha.