Përplasje mes banorëve dhe forcave të IKMT-së në plazhin e Velipojës…

Pa asnjë paralajmërim, fadromat e IKMT-së të shoqëruar nga policia kanë shkuar për të shkatërruar investimet e bëra nga qytetarët.

Ata kanë kërkuar që të mos prishen ndërtimet, pasi ishin në sezon turistik.

Më herët, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka kritikuar dhe e ka quajtur një veprim të paligjshëm aksionin qe IKMT dhe Policia e Shtetit po bën atje.

‘Është fakt që ne nuk jemi njoftuar paraprakisht, por duhej që përpara aksionit tu bëhej e ditur banorëve që do tu prishej shtëpia ose biznesi dhe jo të bëhej një ndërhyrje e tillë barbare.

Nuk mund të këtë sezon turistik deri me 15 nëntor sepse kushtet e motit janë të pa favorizueshme, po bëhet ndërhyrja në fillimin e sezonit turistik duke sjellë shkatërrimin e tij’ – deklaroi Voltana Ademi.