“Perla të kunores shqiptare” Valbona Quku Lisha sjell shkrepjet e fotografive të saj…FOTO

Ëndrra për të parë të ekspozuara udhëtimet e saj në kurorat e alpeve të Shqipërisë mori jetë mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Në oden e artit të Rozafa Shpuzes , Valbona Quku Lisha ka sjellur shkrepjet e fotografive të saj.

“Perla të Kunores Shqiptare” mblodhi miq dhe artëdashes të cilët mbetën të impresionuar nga këndvështrimi, gjetjet, ngjyrat, natyra dhe personazhet e zgjedhura nga Valbona dhe kuratorja e ekspozitës Rozafa Shpuza.

Dy gra shkodrane sollën këtë ekspozitë e cila është përvecse një ëndërr, është edhe një promovim i mirë i vendit tonë i cili nuk është aq i zymtë sa perditshmëria na e sjell. Mjafton të mbathim kepucet dhe shpirtin e aventures dhe në tokën shqiptare gjen mrekulli të bekuara nga Zoti. Ekpozita “Perla të kunorës shqiptare” do të jetë e hapur deri në fund të Nëntor.