Pas Nexhmije Hoxhës, vdes edhe e veja e Hysni Kapos, Vito Kapo

Vetëm tre ditë pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës, ka ndërruar jetë edhe Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos.

Vito Kapo u nda nga jeta në moshën 97-vjeçare pranë familjes së saj në Tiranë.

Kujtojmë se Vito Kapo, bashkëshortja e Hysni Kapos (i cili ishte një nga figurat kryesore të PPSH), ka qenë ish ministre e Industrisë së Lehtë në periudhën 1987-1990. Ajo gjithashtu ka mbajtur postin e kryetares së Bashkimit të Grave para viteve ’90.

Vito kapo kishte lindur më 9 nëntor 1922 në Nivana të Zogorisë dhe në 1941 ajo mbaroi Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” në Tiranë.