Pas Dokles, lirohet një tjetër i rrezikshëm nga burgu: Snajperisti Ergys Kolaveri

Pas anëtarit të bandës së Durrës, Endrit Dokle është liruar nga burgu një tjetër person i rrezikshëm.

Abc News ka mësuar se bëhet fjalë për snajperistin Ergys Kolaverin, i dënuar me 20 vite burg për tentativë vrasje.

Ai ka plagosur një kosovar me snajper gjatë kohës së ajrimit në burg.

Ergys Kolaveri qëlloi me snajper drejt burgut të Vaqarrit. Më 30 korrik 2016, Kolaveri organizoi një atentat për të vrarë Gazmir Dacin, i cili ndohej në burgun e Vaqarrit, por aksidentalisht mbeti i plagosur kosovari.

Burimet thanë se ai u lirua me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila  vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ergys Kolaverin.