Partizani dhe Vllaznia ndajnë nga 1 pikë në Elbasan Arena…

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e javës së 3-të të Abissnet Superiore, Partizani-Vllaznia. Një ndeshje spektakolare e luajtur në “Elbasan Arena”, por që në fund nuk prodhoi asnjë fitues. Shkodranët e nisën mjaft mirë pjesën e parë duke gjetur golin që në minutën e 4-të me Da Silva pas një asist të mrekullueshëm të Latifit.

Në pjesën e dytë, Partizani ndryshoi marsh duke tentuar disa herë për të barazuar, por goli do të vinte vetëm në minutën e 88-të nga Rrapaj. Mesfushori gjuan saktë nga jashtë zone dhe mposht portierin Zogovic që deri në ato momente kishte bërë disa pritje vendimtare. Me këtë gol të shënuar u mbyll edhe e gjithë ndeshja me dy ekipet që ndajnë pikët. Partizani shkon në kuotën e 2 pikëve në vendin e 6-të, ndërsa Vllaznia në vendin e 3-të me 5 pikë.