Parashikimi i motit, e shtunë 22 shkurt 2020

Moti me diell dhe i qëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme. Gjatë mëngjesit vendi do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Në zonat malore lindore do të kemi shfaqjen e reshjeve të dëborës por kushtet atmosferike do të përmirësohen pas mesditës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të varijojnë në vlerat -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në detdallgëzimin 4 ballë.