Parakalimi i nxituar në Lezhë dhe një goditje, makina bie në kanal…

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident është regjistruar në fshatin Rrile në Lezhë. Një automjet ka përfunduar në kanal. Burimet bënë të ditur se teksa po parakalonte një tjetër makinë, automjeti “Golf” është goditur nga makina tjetër, që e ka nxjerrë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka marrë disa lëndime dhe po merr mjekim në spital, ndërkohë Policia po merret me hetimin e plotë të këtij aksidenti.