Pak momente para ekzekutimit, si e ndoqi Ernejt Shyti viktimën Behar Sofia (Video)

Pamjet që po shihni në video janë momentet e fundit të 66-vjeçarit Behar Sofia. Ai shihet teksa ka dalë nga banesa e tij që ndodhet në një pallat, ku është dhe një qendër tregtare e më pas vijon xhiron buzë lumit Lana.

Behar Sofia ka qenë duke ndjekur itinerarin e tij të përditshëm, por në 25 Shkurt ai ishte duke u ndjekur nga i riu Ernejt Shyti, i cili tashmë është arrestuar.

Shiç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Klan News, që janë marrë nga kamerat e sigurisë, Shyti ka parë Sofinë kur ka dalë nga banesa dhe sapo ai ka kaluar rrugën ka nisur ta ndjekë nga pas dhe më pas e qëllon dy herë me armë duke e lënë të vdekur.

Policia lidhur me këtë ngjarje ka arrestuar 4 persona, Ernejt Shytin, Skënder Vathi Leonar Xhixha, Xhuljano Visha. Sipas policisë ata janë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe kanë vrarë Sofinë në 25 Shkurt./tvklan.al