Padia e Këshillit Bashkiak për Vllazninë, reagon Ademi: S’më frikëson, s’dua të përdoret politikisht!

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, gjatë intervistës për Report Tv, ka folur edhe për padinë, e ngritur ndaj saj nga Këshilli Bashkiak për shkak të emërimeve dhe zëvendësimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia, dhe shprehet se nuk është e shqetësuar nga kjo padi por ka frikë se mos përdoret politikisht.

“Unë uroj që kjo s’po përdoret. Nuk dua kurrsesi që çështje që lidhen me punë dhe shërbime të përditshme të politizohen në këtë moment. Unë jam e qetë, gjërat mund të qartësohen në aspektet ligjore. Ajo që më ka lënë shije të hidhur është se i kërkova, se un kam qenë e pranishme në sallë, nuk kam pasur dijeni dhe në çdo rast ekziston, mundësia për t’iu përballur me fakte u përpoqa me kohë të çoj disa argumente me me situata të ngjashme të krytarëve të bashkive por nga ana tjetër nuk shërbeu por dua ta trajtoj si një procedurë, e do të verifikohet në fund.

Kjo ka ndodhur gjatë viteve nuk ndodh për herë të parë. Nga ana tjetër është procedura e konfirmuar jo vetëm për SHA Vllaznia por për të gjitha SHA që administrohen nga Bashkia Shkodër.

Një shembull të fundit në sajë të udhëzimit të ministrisë së financave Bashkisë i është kaluar një tjetër shoqëri, tjetër aksionere ajo e trajtimit të shërbimit të studentëve që funskionon si shoqëri aksionere, ku me udhëzim të ministrisë së financave kryetari i bashkisë rregullon statutin etj, në këtë rast edhe vetë shteti jonë ministria në bazë të ligjit autorizon atë që ka përfaqësimin për të bërë ekzekutimin dhe administrimin e një SHA.

Nuk ndjehem e shqetësuar, përkundrazi por dua që të mos përdoret politikisht” , tha Ademi.