Opinion/ Pse mungojnë specialistet hidro ne terren?

Nga Musa Kurtulaj:

Pse mungojnë specialistet hidro ne terren ?

-Është një situate qe duhet te vëzhgohet me vëmendje nga ana e tyre, por kane “humbur” pa namë pa nishan –

Gjendja e krijuar nga reshjet e ditëve te fundit ne rajonin e Shkodrës, kërkon me se shumti specialiste hidro ne terren ! Kjo për faktin qe ata te vëzhgojnë funksionimin e kolektorëve dhe gjithë sistemit kullues e po kështu edhe burimet ujore ! Është mjaft i rendesishem vëzhgimi i specialisteve te mirëfilltë, pasi deri sot rezulton përmbytjet e shkaktuara janë kryesisht si pasoje e prurjeve ujore te lumenjve e përrenjve dhe jo e Drinit. Konkretisht, janë lumi i Gjadrit, lumi i Kirit dhe përrenjtë ne dy luginat, burimet kryesore te prurjeve te rrëmbyera ujore qe mbërrijnë tek Ura e Bahçallekut dhe ne Lezhe, ato qe kane shkaktuar përmbytjet e këtyre ditëve.

Hidrocentraleve deri sot është e kote qe tu bihet ne qafe, pasi Vau Dejës akoma nuk ka mbrritur tek kuota 1000 metër kube ujë ne sekondë, marre se bashku si nga turbinat ashtu dhe shkarkimet, ndersa tek Ura e Bahçallekut mbërrijnë mbi 2000 metër kub ujë ne sekondë ! Pra shtimi dyfish i sasisë se prurjeve Vau Dejës – Ura e Bahçallekut, vjen nga Gjadri, Kiri dhe përrenjtë anësore ! Prandaj, specialistet hidro është mire te dalin ne terren dhe ta vëzhgojnë gjendjen ne gjithë territorin, nga Zadrima ne Vau Dejës – Bushat – Ura e Bahçallekut – Ura e Bunës – Dajç – Obot – Ura e Gjonlulit – Rezevuari i Çasit – Vilu me derdhje ne Adriatik. Ky është kompleksi ujor i rajonit te Shkodrës, për te cilin ia vlen një konkluzion i specialisteve te mirëfillte se ç’duhet bere ! Mirpo, çuiditerisht, vetem specialistet nuk po duken ne terren ! Qe nga data 8 janar, çdo dite e kemi shkelur gjithë këtë zone dhe filmuar gjendjen e krijuar nga ujerat, por asnjë specialist te mirëfilltë nuk kemi pare ne terren ! Nëse kjo situate u lihet si përgjegjësi hidrocentraleve, do te behet një gabim i rende pasi kësaj radhe akoma nuk ka dëme nga ana e tyre ! Kaq e vërtetë është kjo sa qe po te ruhen kuotat e sotme (10 janar 2021), asnjë rrezik nuk ka për shtim te përmbytjeve ne Shkoder as ditët ne vijim !