Ogerta Manastirliu: Del negativ edhe testi i dytë për pacientin zero….

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se ka rezultuar negativ dhe testi i dytë i të infektuarit që ishin kontakti i parë i pacientit 0.

Nëse do të konfirmohet përfundimisht se, ky pacient nuk rezulton më i prekur nga coronavirus, atëherë ai do të bëhet personi i parë që shërohet nga ky virus vdekjeprurës në vendin tonë.

Personi në fjalë është babai i 31-vjeccarit të kthyer nga Firence, i cili përveçse rezultoi vetë i prekur, infektoi ndër të tjerë dhe babanë e tij dhe disa persona me të cilët kishte pasur kontakt.

Znj. Manastirliu tha se pavarësisht këtij lajmi të mirë, po merren masa për shtimin e kapaciteteve në spitale për shtrimin e të prekurve nga COVID-19