OFL “godet” sërish, kush janë katër të fortët që duhet të deklarojnë pasurinë

0
132

Vijon Operacioni Forca e Ligjit në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dènuar apo akuzuar për krím të organizuar apo kríme të rënda.

Ditën e sotme OFL i ka nisur kërkesat me shkrím për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 shtetasve, Ylli Murati, Spartak Kazazi, Blendi Harasani, Emiljano Tasho, të cilët janë dènuar për veprat penale “Vjèdhje me ármë”, “vrásje me paramendim”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” vjèdhje me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrím, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dènuar apo akuzuar për krím të organizuar apo kríme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrím për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Y. M., banues në Tiranë, i dènuar për veprën penale “Vjèdhja me ármë, e kryer në bashkëpunim”; – S. K., banues në Kavajë, i dènuar për veprat penale “Vrásja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Ármëmbajtja pa leje”; – B. H., banues në Tiranë, i dènuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; – E. T., banues në Tiranë, i dènuar për veprën penale “Vjèdhja me dhunë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrím, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

PËRGJIGJU