OFL godet në Tiranë, kush janë 5 të fortët që duhet të deklarojnë pasurinë

OFL u ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 5 personazheve të njohura të botës së krímit në Tiranë. Burime bëjnë me dije se subjekt i ligjit special janë Arsen Hysenaj, Klajdi Qirjo, Elvis Muça, Sejbi Kazazi, Daniel Meta.

Njoftimi i plotë: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krím të organizuar apo kríme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrím për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjèdhja me dhùnë”; K. Q., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjèdhja me dhùnë”; E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjèdhja me dhùnë”; S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nárkotike”; D. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjèdhja me dhùnë”, e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrím, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.