Nuk ka fitues bë Korçë, Skenderbeu dhe Vllaznia ndajnë nganjë pikë…

Skëndërbeu dhe Vllaznia u përballën ditën e sotme në kuadër të javës së 7 të Abissnet Superiore.

Edhe pse rastet nuk munguan, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë duke e mbyllur takimin në barazim pa gola, 0-0.

Për të dyja skuadrat ky është barazimi i tretë radhazi në 4 ndeshje të zhvilluara në kampionat.

Shkodranët momentalisht pozicionohen në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Dinamo, ndërsa Skëndërbeu në vendin e tetë me 3 pikë