“Nuk është rastësi kjo e Vllaznisë”, Brdariç “kritikon” djalin: Detyra e tij ishte të…

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç është shfaqur shumë i lumtur për fitoren ndaj Apolonisë, ku triumfuan 6-0. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, tekniku i shkodranëve është shprehur se nuk është rastësi kjo formë e skuadrës.

“Është një fitore shumë e rëndësishme. Kam respekt për Apoloninë, por jam i lumtur që pas fitores me Laçin marrim edhe këtë fitore. Duhet të falënderoj lojtarët për këtë fitore të arritur.

Nuk është rastësore ajo që po shfaq Vllaznia tani. Kemi punuar gjatë gjithë sezonit për këtë. Fakti që jemi këtu sot, është edhe meritë e asaj që kemi bërë gjatë gjithë sezonit.

Goli i djalit? Nuk kam si të mos jem i lumtur për djalin. Unë jam profesionist te kjo pjesë. E meritonte të luajë. Detyra e djalit tim ishte të rrinte në mbrojtje dhe nuk e di çfarë ndodhi që shkoi përpara.

E arkivojmë që sot ndeshjen me Apoloninë dhe nga nesër mendojmë për Skënderbeun. Duhet ta përgatisim ndeshjen mirë. Nuk ka vend për eufori, por duhet të mendojmë për të ardhmen tani.

Gjendja? Kishim një krizë pak kohë më parë. Ne punuam për ta kaluar atë krizë. Mendoj se në një periudhë të gjatë, skuadra ka rënie fizike. Kemi punuar 5 muaj me shumë ritëm. Por nuk kanë qenë kushte të mira, kemi qenë në kushte të vështira për t’u stërvitur.”, tha Brdariç