‘Nuk do ta mbaj rininë me birra’ kandidatja e PS-së Edona Bilali: Do t’i rri kryeministrit pas dere derisa të kemi zyrën e inovacionit në Shkodër

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë në Shkodër, Edona Bilali tha se njerëzit as nuk e besonin se ishte ajo do të merrej me politikë. Bilali tha se ajo nuk mund të ndihej rehat në vendin e saj të punës, kur qyteti është mbuluar nga një re gri.

Ajo tha se nuk do të jetë një deputete që premton vende pune, por do të përpiqet që të sjellë kompani të huaja në Shkodër që të krijojnë vend epune. Po ashtu Bilali tha se nuk do ta mbajë rininë me birra, por do të trokasë në derën e  kryeministrit që të hape zyra inovacioni në Shkodër.

Më merrnin njerzit dhe më thonin, Edonë a je ti? Isha shumë mirë dhe shumë rehatë në profesionin tim. Isha reahat për vete, por a jam unë rehat kur qyteti që dua është siç është sot i mbuluar nga një re gri. E vetmja gjë që ka fillu me e zbardh pak Shkodrën është Shiroka, që faktikisht është rrezja e shpresës që i ka hapur retë e Shkodrës.

Unë e di që nuk do të jem një deputete që premton vende pune, por do të trokos derë më deë për më pru kopmani të huaja në Shkodër që ato ti hapin vendet e punës. Nuk dot ti mbaj rininë me birra por do ti rri pas derës kryeministrit derisa Shkodra të ketë zyrën e vetë të inovacionit, dhe pastaj sigurisht që do ti pi edhe birrat me to.’– tha Bilali.