Një terminal modern për Shkodrën/ Drejtoria e Transportit Rrugor hedh hapin e parë për investimin

DPSHTRR angazhohet konkretisht për financim/bashkëadministrimin e 4 Terminaleve pilot të Transportit të Udhëtarëve, për fuqizimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse e turizmit, sigurisë dhe formalizimit të tregut, mbështetjes për sektorin e transportit rrugor dhe në funksion të

Platformës Kombëtare e-Transport e të implememtimit të fiskalizimit dhe biletimit elektronik, që i shërben direkt qytetarit dhe vizitorëve të huaj për miliona transferta me autobuz çdo vit! Këshilli ynë Drejtues dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë miratuar pilotimin e këtij projekti për 4 bashki: Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Gjirokastra, ku sipas Institutit të Transportit,

Qarku Shkodër ka një volum total prej 3,402,749 transfertash në vit, Qarku Vlorë 4,946,480, Qarku Elbasan 5,642,462, Qarku Gjirokastër 1,846,754 udhëtarë! Në total për të këto qarqe volumi i transfertave në vit është 15,838,445! Frekuencë që nëse modernizojmë kushtet, infrastrukturën, do të rritet! Puna ka nisur me njoftimin zyrtar për bashkëpunimin me këto 4 bashki dhe me hulumtimin e mundësive për vendin, truallin e domosdoshëm për Terminal, sipas udhëzimit të MIE në fuqi. Secilës bashki do t’i jepet një afat për të shprehur vullnetin dhe dakordësinë, me qëllimin që ky pilotim të arrijë më së pari në ato komunitete ku administrata vendore nuk ka plane alternative dhe ku sigurohen kushtet! Financimi i ndërtimit të Terminaleve do të jetë direkt nga DPSHTRR, fonde nga vetëfinancimi, jo nga Buxheti i Shtetit!

(Renderat janë ilustrativ, projektet e detajuara do të varen nga pozicioni dhe ndërlidhja me akset rrugore pranë)
#DPSHTRR #MIE #eTransporti  #TransportiNdërqytetës #TransRruga
#TransportiPublik #TerminaleModerne
#InvestimeStrategjikePërEkonominë