Një shkodran fundos Vllazninë, Skënderbeu rikthehet te fitorja dhe rihap garën për Europën

Mbyllet sfida me fitoren e Skënderbeut. Gripshi realizoi golin e vetëm në 45 minutat e para pas një asistimi me thembër nga Blerim Krasniqi.

Ndërkohë, Vllaznia tentoi disa herë radhazi të barazonte takimin, por shkodranëve u mungoi saktësia para portës. Skuadra kuqeblu arriti të barazonte ndeshjen në minutën e 72-ë me Ardit Krymin.

Belaidi Pusi ishte heroi që i dha 3 pikët korçarëve, duke ndëshkuar qytetin e tij të lindjes, ku është formuar si futbollist.