Një rast në Shkodër, infermierja në Prekal infekton djalin me COVID…

Sot është shënuar vetëm një rast me COVID në Shkodër. Mësohet se i prekuri është djali i infermieres së prekur një ditë më parë në Prekal.

Ndërkohë lajmi i mirë është fakti që është mbyllur vatra e parë në familjen e prekur në lagjen “Kiras” pas dy ritestiemve të gjithë të prekurit kanë rezultuar negativ.

Me rastin e sotëm Shkodra shkon në 108 raste total, ndersa lajm tjetër i mirë është se të sheruar janë 71 përsona.