Nisin largimet tek Vllaznia, futbollisti falenderon klubin…

Futbollisti Hygor Guimaras Gonçalves pas përfundimit të kontratës, i ka dhënë lamtumirën Vllazninë dhe në momentin e largimit, ai përmes rrjeteve sociale ka gjetur rastin të falenderojë të gjithë stafin, drejtuesit, por edhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Faleminderit VLLAZNIA! Ishte një nder ta vishja atë fanelle! Falënderoj Administratorin Suad Lici, Engin dhe trajnerin Mirsad Jonuz për mundësinë. Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen e fansave në momentin më të vështirë të jetës sime. Faleminderit të gjithë stafit”– shkruan ai.

Ndërkohë edhe KF Vllaznia e falenderon futbollistin Hygor Guimaraes Gonçalevs për kontributin e tij të dhënë për skuadrën tonë në sezonin e fundit dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij.

Fotografia e Vllaznia 1919