Nga sot, Italia e gjitha “zonë e kuqe”, daljet nga shtëpia vetëm për arsye madhore

Ashtu sic lajmëroi kryeministri Conte mbrëmjen e të hënës, nga sot, e martë 10 mars 2020 Italia është e gjitha në karantinë.

Një masë e dhimbshme por e detyruar, kjo sipas kreut te qeverisë italiane, duke marrë në konsideratë situatën tejet shqetësuese nga koronavirusi me afro 8 mijë të prekur dhe 462 viktima.

Conte I kërkoi më përulësi qytetareve që të të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm kur të kenë probleme shëndetësore, për punë ose një cështje tjetër shumë të rëndësishme. . Njerezit mund të dalin vetëm për të bërë shpenzimet e ushqimeve apo për aktivitet sportive në natyre por vetëm me një kusht, të mbajnë më shumë se një meter distancë nga njeri-tjetri. E njëjta gjë vlen edhe për baret dhe restorantet. Kush nuk respekton rregullat e higjenes dhe distancës, I mbyllet biznesi.

Cdo gjë tashmë është ndalur në vendin fqinjë, kampionati I futbollit, shkollat, universitetet, teatrit, muzete, meshat kishtare, ceremonitë mortore, ato martesore, koncertetet, grumbullimet publike etj, të paktën deri në datën 3 prill do të jenë të mbyllura

“Nuk ka kohë. Numrat na tregojnë se ne kemi një rritje të rëndësishme të infeksioneve, të personave të shtruar në kujdes intensiv dhe fatkeqësisht edhe të personave të vdekur. Zakonet tona duhet të ndryshojnë. Vendosa të marr masa edhe më të rrepta, më të forta. Nuk do të ketë më një zonë të kuqe në gadishull. Italia do të jetë e gjitha një zonë e mbrojtur”, u shpreh mbrëmjen e kaluar kryeministri Conte.