Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese, Manastirliu thirrje: Mbetet ende alerti nga varianti Delta

Teksa sot hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese të vendosura në kuadër të pandemisë së koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se mbetet ende alerti nga varianti Delta.

Sipas saj, ky variant i ri koronavirusit është identifikuar pranë vendit tonë, siç është Kosova.

“???? Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.

???? Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. #ShqipëriaBuzëqesh????”, shkruan Manastirliu.