Në Shkodër luhet për Europën dhe mbijetesën, mësoni formacionet zyrtare të Vllaznia-Kastrioti…

Shkodranët janë ende në garë për një vend në Kupat e Europës dhe kështu nuk do të lejojnë ta humbasin mundësinë për t’u afruar me Kukësin, që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Tiranës.

Nga ana tjetër, Kastrioti do të provojë të shkëputet nga Dinamo dhe të parakalojë dhe një herë Egnatian në luftën për mbijetesë.

Ndeshja starton në 17:45.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç; Kruja, Diagne, Adili, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Hoxhaj, Da Silva, Latifi; Aralica

Trajner: Elvis Plori

KASTRIOTI: Sali; Neziri, Dida, Selmani, Rami; Karakaçi, Basha, Hasani; Zogaj, Kaina, Kodra

Trajner: Emiliano Çela