Në kërkim për dy vrasje, ja kush është 52 vjeçari që mbeti i plagosur sot në Shkodër…

Ardjan Narkaj është 52 vjeçari i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që bëhet me dije se ai është plagosur nga forcat RENEA gjatë operacionit pë arrestimin e tij.

Narkaj është një person i shpallur në kërkim, pasi është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia.

Mësohet se Ardjan Narkaj ka marrë 3 plumba, në kofshë, gjoks dhe parakrah, ndërkohë që ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.