
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka njoftuar shkarkimin e Fatmir Lleshajt, drejtor i Policisë Shkodër, dhe shefit të komisariatit, Nik Nikolla.
Gjithashtu, shefi i stacionit të policisë në Theth është pezulluar nga detyra. Këto masa janë marrë pas aksionit kundër ndërtimeve pa leje.
Mësohet se Gent Berberi emërohet si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës.




