Ndahet nga jeta sportisti dhe biznesmeni i njohur shkodran Nikolin Karroca

Sporti shkodran ka marre sot pasdite nje lajm shume te hidhur. Eshte ndare nga jeta ne menyre te papritur nje nga biznesmenet e njohur te ketij qyteti, por edhe ish- hendbollist i Vllaznise dhe njekohesisht edhe donator dhe drejtues i ekipit vitet e fundit, Nikolin Karroca.

Nje ndarje e papritur si rrjedhoje e nje infarkti te pesuar, çka ka bere qe Karroca te nderroje jete ne moshen 52 vjeçare, duke qene nje humbje shume e madhe ne rradhe te pare per familjen e tij por edhe per shoket dhe miqte e shumte te sportit dhe jo vetem.

Ne anketen e organizuar nga SK Vllaznia me rastin e 100 vjetorit te saj, Nikolin Karroca eshte vleresuar si nje nga hendbollistet me te mire te shekullit.

Gjithashtu ai njihet si biznesmen i suksesshëm në fushen e fasonerisë. Ku prej vitesh është administrator i fabrikës së këpucëve, “Niko Shoes”.