Ndahen çmimet e përvitshme “HAMIT BORIÇI”, Boriçit i akordohet titulli ‘Mirënjohja e Bashkisë Shkodër‘…

Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka organizuar edicionin e pestë të dhënies së çmimeve “Hamit Boriçi” për gazetarët e qarkut Shkodër të ndarë sipas fushave të ndryshme.

I pranishëm në Shkodër ishte edhe gazetari, pedagogu dhe autori i një sërë librash Hamit Boriçi të cilit këshilli bashkiak i Shkodrës i akordoi titullin me motivacionin ‘ Mirënjohja e Bashkisë Shkodër ‘ ky çmim u dha nga kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadija .

Ceremonia u drejtua nga kryetari i UGSH Shkodër, Gaspër Marku, ndërsa kanë qenë të pranishëm shumë kolegë nga gjithë qarku i Shkodrës . Në aktivitetin e organizuar në qendrën rinore Arka unioni akordoi disa çmime në fusha të ndryshme të gazetarisë. Ndërsa gjatë këtij aktviteti u prezantua edhe libri ‘Xhubleta Pasaportë e Identitetit Kulturor Kombëtare’ me autore Rita Shkurtaj.