Nadir Erkoçi: Botimet shtohen, por të rinjtë po largohen nga leximi…

Shpërndaje

Në Shkodër vijojnë të dalin në qarkullim shumë tituj të rinj nga autorë të ndryshëm dhe në fusha të ndryshme letrare, por megjithatë, të rinjtë nuk po tregojnë entuziazëm për leximin. Këtë e ngre si shqetësim edhe mësuesi e shkrimtari Nadir Erkoçi, i cili thotë se, ndonëse krijimtaria letrare është e bollshme, libri po e humb ndikimin te brezi i ri.

Ai nënvizon se vendi ka nevojë për një politikë të mirëfilltë kombëtare që të forcojë kulturën e leximit, duke e bërë librin më të përballueshëm dhe më afër interesave të të rinjve.

Megjithatë, Erkoçi thekson se botimet e shumta të viteve të fundit kanë ndikuar pozitivisht në pasurimin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare, duke sjellë stile, qasje dhe tema të reja.

Shpërndaje