Muriqan/ Arrestohet 25 vjeçari, tentoi të kalonte me lëndë narkotike

Muriqan, Shkodër/Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike

Arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa

Nga strukturat e DVKM Shkodër në bashkëpunim me DVP Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi S. V. 25 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Shijak.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Opel”, me të cilin udhëtonte 25 vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.7 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”