“Motiv i qytetit tim”, ekspozita e Erëmirë Jahjës çelet në Muzeun Historik Shkodër…

Shpërndaje

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në Muzeun Historik të Shkodrës u inaugurua ekspozita personale “Motiv i qytetit tim – Arti si urë mes brezave dhe kohëve” e piktorës Erëmirë Jahja, pedagoge në Departamentin e Arteve pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Përmes veprave të saj, ekspozita solli një reflektim artistik mbi qytetin, kujtesën dhe lidhjen që arti krijon ndërmjet brezave dhe periudhave të ndryshme, duke përcjellë identitetin kulturor përmes ngjyrave dhe motiveve qytetare.

Veprimtaria u organizua nën kujdesin e drejtoreshës së Muzeut Historik Shkodër, Majlinda Laçaj, dhe bëri bashkë artistë, pedagogë, studentë si edhe dashamirës të artit pamor.

Shpërndaje