Mos na privoni nga dëshira për dije/ Thirja e një studenti të Universitetit “Luigj Gurakuqi”…

FITORJA E PARË
Sot dëshmuam se jemi të bashkuar, një zëri, jemi të pandalshëm. Në ditët në vijim do jemi edhe më të shumtë për të bërë të qartë se jemi ne ata që vendosim. Nëse është e nevojshme do jemi ne ato që do mbushim sheshet deri sa fjala jonë dhe e drejta të shkojë në vendin e duhur.
Të mos lejojmë rrezikun që po na kanoset të jetësohet! Të mos bëhemi pjes e historisë të të drejtave të shtypura por të bëjmë histori me të drejtat tona.
I bëj thirrje çdo studenti të mos zbrapset por të jenë të bashkuar e të qartë në synimin për një arsim gjithëpërfshirës dhe të drejtë.
Mos na privoni nga dëshira për dije!

UNIVERSITETI ËSHTË I YNI!

Armando Lekaj

Student në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”