Mjeku i Vllaznisë tregon biseden e dhimbshme me shkodranin e infektuar me COVID-19 në Itali…

Doktori i ekipit Vllaznia Ilirjan Haxhaja, me anë të një statusi në profilin e tij në facebook, ka publikuar biseden me një shqiptar të infektuar me koronavirus i cili nodhet në Itali. Përsoni në fjalë ankohet pasi ndodhet i vetëm në banesë dhe askush ska shkuar ta vizitojë.

Statusi i plotë:

Me keqeardhje po ju diftoj nje bisede me nje shtetes Shqipetare nga Shkodra.qe jeton ne Itali.nuk ka ardhur ne Shqiperi.dhe jeton i vetem ne Itali.ka Virusin .eshte ne karantin ne shtepi.me flet se kan lene aty se nuk ka vende ne spital.vetem nese behet keq i kan fol me i marre.

Shqipetari me morì me me pyt se ka probleme ne frymemarrje,e ne telefon nuk i shpjegojne ,i flasin rri ne shtepi.por me vone folem me telefon.me diftoj sintomat qe po kalon.dhe po flet qe nuk perballojne Mjeket situaten.me keshilloj tju kthej fjalet e tije.

Shipetare ruani beni kujdes e zbatoni rregullat.un po vuaj flet .mos te vuani dhe ju.ishalla spo vdes i vetem ne shtepi,si ka ndodhur,dhe me shume Italianeve te tjere. Zoti e bekofte vendin tim.dhe me lot ne sy u ndame.