Ministri britanik: Dronët turq po i dërrmojnë rusë në Ukrainë, por po u bëhet pak reklamë…

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe deklaroi se ushtria që ai drejton e ka furnizuar deri më tani Ukrainën me më shumë se 3 600 sisteme anti-tank NLAË. Ben Ëallace tha se ia kanë dhënë Ukrainës këtë ndihmë me kushtin që armët të mos përdoren jashtë kufijve të vendit.

“Ne konsiderojmë ndihmë për vetëmbrojtje çdo armë që përdoret brenda territorit të Ukrainës”, tha ai para mediave britanike.

Ëallace tha gjithashtu se dronët turq po i shkaktonin dëme të mëdha forcave ruse në Ukrainë, por atyre “i bëhej pak reklamë për shkak të kërkesës nga qeveria turke”.

Turqit nuk duan shumë ekspozim të videove të shkatërrimeve nga dronët e tyre pasi kjo do të acaronte shumë marrëdhëniet e tyre të mira me Rusinë.