Media italiane: Vllaznia kërkon futbollistin e Milanit…

Në krye të Superligës me 9 pikë më shumë se vendi i dytë, Vllaznia vijon punën për përforcime gjatë merkatos së janarit.

Sipas portalit italian “Tuttomercatoweb”, klubi shkodran po bën gati goditjen e rradhës pasi afroi ish sulmuesin e Kombëtares U21, Albion Avdijaj.

Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar Emir Murati, i cili është  pjesë e të rinjve të Milanit. 

Futbollisti i datëlindjes 2000, pritet të huazohet te kryesuesit në fuqi të Kategorisë Superiore, deri në fund të këtij sezoni.

Së fundmi, Murati ka qenë pjesë e Pro Sesto në Serie C, por nuk ka gjetur hapësira dhe është rikthyer në klubin kuqezi.

Mesfushori ka lindur në Itali, por ka luajtur edhe me kombëtaret e moshave të Kroacisë.