Më të mirët e sezonit 2020-2021, Vllaznia rrëmben 4 çmime…

Mbrëmjen e kaluar është zhvilluar ceremonia e nderimit të më të mirëve të sezonit 2020-2021, e organizuar nga FSHF në bashkëpunim me RTSH.

Pjesë e formacionit të vitit, kanë qenë edhe dy futbollistët e Vllaznisë, Erdenis Gurishta dhe Mevlan Adili, ndërkohë që trajneri më i mirë është vlerësuar Thomas Brdariç.

Po ashtu, në këtë ceremoni është dorëzuar edhe “Topi i Artë” për femrat, që edhe këtë vit ka shkuar për futbollisten e Vllaznisë Megi Doçi.