Me mijëra fara kanabisi në Land Rover, kapen “mat” dy shkodranët…

Policia e Shkodrës ka vënë  në pranga dy persona ,të cilët po transportonin drejt zonës së Dukagjinit rreth 4000 fara kanabis sativa.

Burimet bëjnë me dije se në mjetin tip “Land Rover”, ku ishin duke udhëtuar dy personat, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë gjetur 4000 fara të bimëve narkotike të paketuara në kutia me një vlerë të konsiderueshme monetare.

Ndër të tjera mësohet se farat e kanabisit dyshohet se po të transportoheshin drejt zonave të thella të Dukagjinit për t’i mbjellë atje, me qellim kultivimin e lëndës narkotike. Njëri nga të arrestuarit është nga Malësia e Madhe, ndërsa tjetri nga lagjja Xhabiej në Shkodër.

Operacioni i policisë është zhvilluar ne dalje të Shkodrës