“Me investimin në Shirokë, është parë rritja dhe forcimi i bizneseve ekzistuese”/ Kandidati i PS Shkodër, Benet Beci evidenton përmirësimet në zonën e Shirokës dhe paraqet planet e ardhshme

Me investimin e bërë në Shirokë, është parë rritja dhe forcimi i bizneseve ekzistuese, siç është biznesi i Dautit, i lidhur drejtpërdrejt me turizmin, që tashmë shërben për një numër më të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj.
I gjithë bregu i liqenit do të shërbejë si një hapësirë e madhe rekreative për qytetin e jo vetëm, ku për sportdashësit si Kejsi do të jetë një nga alternativat më të mira për të qënë pranë natyrës në kohën e lirë. Kjo është ajo që ne duam e për të cilën do punojmë, që të rinjtë të kenë zgjedhje të dëshiruar Shkodrën dhe të mos mendojnë braktisjen e saj.Kjo ndërhyrje e parë e ka dhënë efektin e saj, në katër vitet e ardhshme bregu i liqenit Shkodër do të jetë një nga destinacionet kryesore të turizmit në Shqipëri.