Mbyllet kapionati Kombëtar i minifutbollit, ja cili ekip ngriti kupen…

Ka pērfunduar Kampionati Kombëtar i Minifutbollit për edicionin 2019 – 2020. Ekipi Alba Tech System është shpallur kampion për këtë edicion.

Një kampionat interesant, i cili u garanton disa skuadrave që të marrin pjesë në kompeticionet evropiane, si Champions dhe Europa League në Minifutboll. Ky ka qenë viti i tretë që Shoqata Shqiptare e Minifutbollit Amator organizon këtë kompeticion.

Në të merrnin pjesë ekipe të formuara nga njerëz të thjeshtë që kanë pasion futbollin, por nuk janë futbollistë profesionistē. Pjesëmarrja e ekipeve ka qenë e lartë, ashtu si edhe e sponsorëve.

Një prej sponsorëve kryesorë që ka mbështetur këtë kampionat është edhe Souvenir Albania nga Shkodra. Souvenir Albania, me drejtues Ardit Bilani, opėron prej disa vitesh në tregun shqiptar në tregtimin artizanal.

Gjithashtu, gjatë kampionatit, Souvenir Albania ka akorduar një çmim me titull “Tifozeria më e zjarrtē” për ekipin Diamant MFC”. Çmimi është dorëzuar nga menaxheri i Souvenir Albania, Ferdaus Alushi.

Një kompani lìder në vendin tonë, duke ofruar produkte të ndryshme për shqiptarët, por edhe shumë turistë të huaj. Souvenir Albania garanton se do të jetë në mbështetje edhe të shumë aktiviteteve të tjera që do organizohen në fusha të tjera të ndryshme.