LAJMI I FUNDIT/ Shkodër/ Plagoset me armë zjarri ish-kryetari PS Vau Dejes..VIDEO…

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodres. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Pyjore, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi Nikolin Huba, 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.