LAJMI I FUNDIT/ Kancelarja gjermane Angela Merkel në karantinë, pati kontakte me një mjek pozitiv me Covid-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vendoset në karantinë për shkak se ka kontaktuar një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.

Merkel do të qëndrojë në shtëpi nga ku do të kryejë edhe detyrën e saj. Ditën e djeshme Angela Merkel kishte dalë për të bërë pazaret e fundjavës dhe në mbrëmje mbajti edhe një konferencë por më pas u informua se kishte pasur kontakte me doktorin në fjalë.