LAJMI I FUNDIT/ Gjykata e Posaçme çon dosjen “Bajri” në Shkodër: Nuk është kompetencë e SPAK

Gjykata e Posaçme vendosi ta dërgojë në Prokurorinë e Shkodrës dosjen “Bajri” pasi u konstatua se SPAK nuk është kompetent për hetimin e saj.

Ky vendim erdhi pasi për të akuzuarit ranë akuzat për grup të strukturuar kriminal.

Të dyshuar për dosjen në fjalë janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku dhe Enver Bajri.

Gjykata e Posaçme vendosi ta dërgojë në Prokurorinë e Shkodrës dosjen “Bajri” pasi u konstatua se SPAK nuk është kompetent për hetimin e saj.

Ky vendim erdhi pasi për të akuzuarit ranë akuzat për grup të strukturuar kriminal.

Të dyshuar për dosjen në fjalë janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrahu Plaku dhe Enver Bajri.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masë të re sigurie për grupin “Bajri” pasi nga përgjimet u konstatua se kishin kapur institucione si OSHEE e Shkodrës dhe spitalin e qytetit duke bërë punësime atje.

Po ashtu, nga përgjimet u konstatua se e dashura e Behar Bajrit, Jorida Murati ishte personi që bënte lidhjen mes atij dhe grupit duke marrë dhe dërguar porosi nga burgu në Holandë.

Prokuroria pretendoi në dosjen e saj se kishte mjaft fakte të reja, si foto dhe video që faktojnë se Jorida Murati bënte korrieren dhe Behar Bajri kontrollonte grupin nga burgu.

Sipas porganit të akuzës, Jorida Murati shkonte rregullisht për të takuar Behar Bajrin në Holandë dhe porositë e tij ia përcillte pjesës tjetër të grupit.

Ndërkohë një tjetër femër ishte e përfshirë, e cila kryente punësim te paligjshme në OSHEE e Shkodrës për llogari të grupit kriminal Bajri.

Bëhet fjalë për F.Gj e dashura tjetër e Behar Bajrit. Edhe kjo punësonte njerëz fiktivisht në OSHEE-në e Shkodrës, për llogari të grupit “Bajri”.

Anëtarët e grupit Bajri u arrestuan në kuadër të operacionit “Oaz”. Po sipas hetimeve, anëtarë të grupit Bajri, në bashkëpunimin me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

Wshtë pikërisht rrëzimi i akuzës për grup të strukturuar kriminal, e cila bën që dosja e tyre të mos qendrojë në SPAK. /abcnews.al