Lajme kontradiktore pej dy ditësh, KF Vllaznia sqaron qeshtjen e portierit Sherri…

DEKLARATË PËR SHTYP

Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot paradite ka qenë në kontakte të vazhdueshme me sportistin Alen Sherri duke i ofruar atij kushte financiate disa herë më të larta nga ato të sezonit të kaluar, ndonëse aktivizimi i tij nuk ka qënë i plotë, por me objektivin e vetëm për të përkrahur elementët e rinj në zhvillimin e tyre profesional, për t’i dhënë mundësi aktivizimi në nivele më të larta.

Në mënyrë të drejpërdrejtë drejtuesit më të lartë të klubit dhe sponsori i Klubit “Vllaznia”, kanë rritur ofertën financiare duke pritur një përgjigje deri në mesditën e sotme, por lojtari nuk ka dhënë asnjë përgjigje, në asnjë rrugë komunikimi të mundshme.
Në kushte të tilla deklarojmë se ndërpresim negociatat me lojtarin Sherri.

Klubi Futbollit “Vllaznia” dhe sponsori i ekipit kanë përmbushur çdo detyrim ndaj lojtarit në fjalë, prandaj mbeten të vendosur për të kërkuar përmbushjen nga ana e tij të të gjitha detyrimeve të formimit ndaj klubit kuqeblu, sipas rregulloreve të FSHF-së, UEFA- s dhe FIFA- s.

KF VLLAZNIA