LAJM I FUNDIT/ Përkeqësohet gjendja e kryeministrit britanik, kalon në terapi intensive

Është përkeqësuar mesa duket gjendja e kryeministrit britanik Boris Johnson i prekur nga koronavirusi. BBC shkruan se orët e fundit ai ka kaluar në terapi intensive. Sipas të njëjtave burime ai i ka kërkuar ministrit të jashtëm Dominic Raab që ta zëvendësojë në detyrën e tij.

Lajmi u konfirmua për BBC edhe nga një zëdhënës i qeverisë britanike. Johnson u shtrua një ditë më parë në spital, siç u tha për të bërë disa analiza më shumë, por mesa duket gjendja ka qenë më serioze