Lahuta shpallet zyrtarisht pasuri e UNESCO-s…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se lahuta është shpallur zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, në listën për mbrojtje urgjente.

Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi këtë vendim si një moment krenarie për kulturën dhe identitetin shqiptar.

“Lahuta, pjesë e UNESCO-s. Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente” shkruan kryeministri, duke shoqëruar njoftimin me simbolin e yllit dhe ikonën e instrumentit tradicional, duke theksuar rëndësinë historike dhe shpirtërore të këtij instrumenti në kulturën shqiptare.

Përfshirja e lahutës në listën e UNESCO-s synon të garantojë ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e këtij instrumenti unik, i cili është transmetuar brez pas brezi përmes këngëve epike dhe rrëfimeve tradicionale.

Ky vlerësim ndërkombëtar pritet të rrisë vëmendjen ndaj trashëgimisë së pasur kulturore shqiptare dhe të nxisë iniciativa të reja për mbrojtjen e saj.

Shpërndaje