Kupa e Shqipërisë/ Spikat Flamurtari-Vllaznia, derbi në juglindje…

Ditën e sotme, duke filluar nga ora 15:00 do të luhen 9 ndeshje të vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë në sfidën mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, dy skuadra që kanë bërë histori në futbollin shqiptar.

Më pas sfidat e tjera të grupit A janë: Kastrioti-Vora, Pogradeci-Bylis dhe Besa-Korabi.

Nuk mungojnë sfidat interesante edhe në grupin B, aty ku në juglindje do të luhet derbi mes Skënderbeut dhe Maliqit. Ndeshjet e tjera janë: Devolli-Laçi, Labëria-Kukësi, Luzi-Teuta dhe Turbina-Erzeni.