Kupa e Shqipërisë, mësoni çiftet e turit të ardhshëm…

Janë luajtur sot 4 ndeshjet e fundit të turit të pare të Kupës së Shqipërisë.

Dinamo që kishte humbur ndeshjen e pare 1-0 me Erzenin arriti ta përmbyste duke u kualifikuar me fitoren e pastër 2-0 falë golave të shpejtë të Sidibe në 2’ dhe Ibraimit në 7’. Kaq i mjaftoi Dinamos që të kalonte më tej ashtu si Bylis që shpartalloi 5-0 Orikun në sfidën e dytë.

Ndërkohë edhe Besëlidhja u kualifikua më tej pas suksesit 4-2 në Burrel ndërsa Tomori avancoi falë fitores së pare 3-0 me Lushnjen teksa sot barazuan 0-0 ndaj tyre.

Tashmë janë mësuar edhe çiftet e përballjeve të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë ku bien në sy disa përballje të forta. Më poshtë edhe tabela e sfidave:

GRUPI A

Dinamo-Tirana

Besëlidhja-Partizani

Korabi-Teuta

Bylis-Skënderbeu

GRUPI B

Pogradeci-Vllaznia

Laçi-Tomori

Flamurtari-Kastrioti

Egnatia-Kukësi