“Ktheni tifozët në stadium”, Alban Xhaferi i emocionuar: Isha shumë i bindur që do të fitonim…

Në një prononcim për mediat, Xhaferi, foli për atmosferën jashtë stadiumit, si dhe në lidhje me pikëpyetjet e ngritura së fundmi për futbollistët Dunga dhe Ardit Hoxhaj, duke u shprehur:

ATMOSFERA JASHTË STADIUMIT- “Është një gjë shumë e mrekullueshme. Njerëzit janë shumë të entuziazmuar, na mungojnë shumë tifozat dhe u bëj thirrje që sa më shpejt të krijohet një mundësi të kthehen në stadium, qoftë edhe me një numër të limituar. tha fillimisht Xhaferi

Me pas ai foli edhe për ndeshjen ndaj Kukësit dhe fitoren e skuadrës së tij, duke u shprehur: “Kam qenë shumë i bindur se do të bënim një fitore të merituar. Ishte një fitore e mrekullueshme. Dominuam gjithë lojën dhe fitorja e sotme nuk kishte asnjë diskutim.

SEZON SI NË ËNDËRR DHE FJALA TITULL-  Ëndrra vazhdon!  Nuk ka mbaruar akoma faza e dytë, kështu që avash-avash po ecim drejt asaj rruge.

DUNGA- Jemi në negociata me një klub japonez. Shanset janë më shumë që të shitet. Nëse nuk realizohet, atëherë do të kthehet në Shkodër.

ARDIT HOXHAJ-  Hoxhaj është pjesë e Vllaznisë edhe për 2 vite e gjysëm, është rinovuar kontrata me të, ky është lajmi i ri.

PREMTIMI PËR TIFOZËT- Premtimi më i madh po bëhët. Ishalla e përfundojmë me sukses”, përfundoi Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL